
Shqipëria është shpallur fituese në ankandin e zhvilluar nga RCS Sport dhe në këtë mënyrë vendi ynë do të organizojë Giro d’Italiane, e cila është gara e famshme ciklistike. Shqipëria ia doli të mposhte ofertën e rajonit të Friulit dhe në këtë mënyrë kjo garë do të nisë vitin e ardhshëm nga vendi ynë.
Sipas medisve italiane bëhet me dije se Shqipëria ka bërë një ofertë të çmendur. Kjo ofertë kap shifrën e 18 milionë eurove dhe ishte 3 herë më e lartë se oferta e rajonit të Friulit. Këto të fundit ofruam 6 milione euro.
Nuk dihet ende nëse kjo ofertë nga ardhur nga qeveria shqiptare apo ndonjë kompani private. Por ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se për të marrë këtë të drejtë është angazhuar personalisht Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
“Marrëdhëniet mes qeverive ishin vendimtare në negociatat mes RCS Sport dhe palës shqiptare, me vetë Giorgia Meloni që ndërhyri personalisht. Meloni ka punuar shumë muajt e fundit në aksin politik me vendin ballkanik, i cili ka hedhur në tavolinë një shifër afër 18 milionë për nisjen e madhe, që do të bëhet më 10 maj 2025,” shkruajnë mediat sportive në Itali.