Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E BUJSHME/ Izmir Smajlaj tërhiqet nga atletika, gati kandidatura për President

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Izmir Smajlaj tërhiqet nga atletika, gati kandidatura për
Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj ka marrë një vendim të papritur, atë për t’u tërhequr nga sporti i atletikës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Smajlaj me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Megjithatë, shkodrani nuk e ka në plan që të ndahet nga sporti i atletikës. Ai njofton se do të hedhë kandidaturën për President të Federatës Shqiptare të Atletikës. Ndër të tjera, Smajlaj thotë se kemi nevojë për breza të rinj që jo vetëm të përfaqësojnë, por edhe të ngrejnë flamurin shqiptar përtej kufijve tanë.

Kujtojmë që 31-vjeçari ka ushtruar disiplinën e hedhjes për së gjati, duke qenë kompetitiv dhe në garat ndërkombëtare.

Postimi i Izmir Smajlaj:

Të nderuar miq dhe dashamirës të sportit,
Dëshiroj të ndaj me ju vendimin për të ndërprerë përkohësisht rolin tim si sportist i atletikës shqiptare, për të nisur një rrugë të re: kandidaturën time për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës.
Ky vendim nuk është marrë lehtë dhe nuk vjen pa një mendim të thellë. Kjo kandidaturë vjen si rezultat i 22 viteve të angazhimit tim në sport — vite të mbushura me dije, eksperiencë, pjesëmarrje në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare, medalje të arta, dhe rekorde që qëndrojnë ende të pathyera në vendin tonë.
Unë, Izmiri, jam rritur me thjeshtësi dhe krenari, gjithmonë duke qëndruar i pastër dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e atletikës. Edhe në kushtet më të vështira, nuk jam dorëzuar përpara sfidave. Sot, ndërsa kushtet për sportistët po përmirësohen, dua të jem aty për të mbështetur fëmijët, nxënësit dhe studentët e rinj të talentuar, që një ditë këmbët e tyre t'i çojnë në majat e Europës dhe botës.
Ne kemi nevojë për breza të rinj që jo vetëm të përfaqësojnë, por edhe të ngrejnë flamurin shqiptar përtej kufijve tanë. Kjo është arsyeja pse dëshiroj të jem në krye të këtij ndryshimi.
Atletika nuk mbaron me asnjë sportist të vetëm. Ajo nis dhe rigjallërohet nga të rinjtë, nga ata që nuk dorëzohen, që e duan vërtet këtë sport mbretëror dhe që janë gati të japin gjithçka për të.
Fitofte më i miri! Nëse nuk do të jem unë, gjithsesi, udha ime në sportin e atletikës nuk përfundon këtu — kercimi im se gjati për Shqipërinë vazhdon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga