
Manjola Konini
Manjola Konini ka garuar sërish në Lojërat Olimpike. Sportistja shqiptare garoi në disiplinën 25 metra qitje me pistoletë.
Konini rezistroi sërish rezultat negativ në Paris, pasi u rendit e 37 në garë nga 40 pjesëmarrës. Në total Konini grumbulloi 569 pikë.
Kujtojmë se 48-vjeçarja ishte e para nga delegacioni shqiptar që debutoi në Paris, ku në ditën e dytë garoi në disiplinën e 10 metrave në qitje të lirë dhe u rendit e 43-ta në garë nga 44 vende pjesëmarrëse, duke grumbulluar 549 pikë. Në këtë mënyrë merr fund aventura e saj në Lojërat Olimpike.
Poll