Islam Dudaev i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në historinë e Lojërave Olimpike. Një sukses i jashtëzakonshëm nga mundësi çeçen, i cili përfaqëson vendin tonë.
Për këtëq arritje historike ka reaguar edhe Bajram Begaj në rrjetet sociale. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shkruan se Dudaev bëri një ndeshje fantastike, ndërsa e falenderon për medaljen.
“Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike.Faleminderit kampion!”, ka shkruar kreu i shtetit.
Poll