Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

CAS i ka shpallur të paligjshëm, KOKSH injoron vendimin dhe mbledh Asamblenë e Zakonshme

Shkruar nga NEWSPORT
CAS i ka shpallur të paligjshëm, KOKSH injoron vendimin dhe mbledh
KOKSH

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë shpalli të paligjshëm vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH më 10 janar 2021 ku presidenti i asaj kohe, Viron Bozhani u shkarkua e vendin e tij e mori Fidel Ylli disa muaj më vonë.

Të gjitha asambletë e mëparshme të KOKSH, që përfshijnë edhe vetë zgjedhjen e presidentit Fidel Ylli e Komiteti Ekzekutiv janë juridikisht të pavlefshme sipas vendimit të CAS. Por kjo duket se nuk e ka ndalur kryesinë aktuale të paligjshme të veprojë në detyrë në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka ende një reagim nga KOKSH apo edhe vetë organet kompetente si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke ‘shpresuar’ për zbehjen e skandalit nën euforinë e Euro 2024.

Së fundmi, KOKSH ka vendosur të mbajë Asamblenë e 30-të të Përgjithshme të Zakonshme më datë 29 qershor dhe këtë ua ka komunikuar të gjitha federatave anëtare. Sipas komunikatës, ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv në përputhje me parashikimet e statutit të miratuar në Asamblenë e KOKSH të datës 2 dhjetor 2023.

Një organizim që juridikisht është totalisht e paligjshëm pas vendimit në Gjykatën e Lozanës. Sipas ligjit, KOKSH duhet të thërriste një asemble urgjente të jashtëzakonshme ku duhet të zgjidheshin organet e reja drejtuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga