Briken Calja ka mbyllur rrugëtimin e tij në Botërorin e Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar ka mbyllur këtë aventurë në kompeticionin prestigjioz në vendin e katërt në stilin e shkëputjes.
Në këtë disiplinë, 34-vjeçari ngriti 153 kilogramë, teksa dështoi në shtytje. Ndërsa, në të tre provat në peshën 183 kilogramë, peshëngritësi shqiptar nuk realizoi dot asnjë.
Kujtojmë që më herët Briken Calja ka fituar titullin kampion Europa dhe Bote, por së fundmi nuk është në 100 përqind të formës.
Nesër Shqipëria ka të tjera shanse për të dalë kryelartë nga Botërori i Peshëngritjes. Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani do të garojnë ditën e nesërme në baterinë B për 81 kilogramë.
Poll