
FotoMontazh/ Atleti italian, Mauro Nespoli dhe reperi amerikan, Eminem
Një atlet italian është bërë viral në rrjetet sociale, për shkak të “ngjashmërisë së frikshme” që ai ka me reperin e njohur amerikan, Eminem.
Gjatë performancës së tij në gjuatjet me shigjetë, në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris, shigjetari Mauro Nespoli nga Italia, ia ka dalë që të “bie në sy”, por jo për aftësitë e tij në këtë sport.
Pamja e tij krahas figurës së Eminem është shpërndarë me qindra herë në rrjete të ndryshme sociale, teksa komentues të shumtë pohojnë të njëjtën gjë, ai është një “Eminem italian”.
“Eminemi italian”, ishte fraza me të cilën shumë fansa shkruanin në postimet e tyre në platformën X.
Italian Eminem #Paris2024 pic.twitter.com/aDYbk006LZ
— Today Years Old (@todayyearsoldig) July 29, 2024
Poll