
Lajmi i trishtë për futbollin shqiptar dhe qytetin e Lezhës. Ditën e sotme është ndarë nga jetë në moshën 71 vjeçare, ish-futbollisti i njohur i Besëlidhjes, Nikolin Lorenci pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.
Nikolin Lorenci lindi më 13 dhjetor 1949 në Lezhë dhe në vitin 2018 u shpall "Qytetar Nderi, për kotributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit si dhe edukimin e trajnimin e brezave ndër vite.
Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanelen e skuadres së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri ne fund te sezionit 1978-79 nuk iu nda arenes së blertë duke thyer nje rekord si titullar, pasi nuk mungoi në asnjë ndeshje.
Nikolin Lorenci ka luajtur në karrierën e tij si titullar pa humbur asnjë ndeshje në 5 sezone, konkretisht 1970-71, 1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- 79. Pasi la futbollin ai nuk iu nda sportit, pasi më vonë shërbeu si trajner i Beselidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademinë private të futbollit në Lezhë, "Brians" dhe "Porto".
Stafi i Newsport.al i shpreh ngushëllimet familiarëve.