Tirana ka njoftuar se është ndarë nga jeta Remzi Bulku, ish-futbollisti i bardhebluve. Bulku lindi në 1930 dhe ishte pjesë e bardhebluve në një periudhë jo të lehtë për klubin, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm në fushën e lojës. Bashkëkohës i Selman Stërmasit apo Foto Jankos, Bulku u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. Klubi i futbollit Tirana shpreh ngushëllimet për familjarët.
"Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin", shkruan KF Tirana.

Poll