
Leonardo Spinazzola do t'i nënshtrohet sot një operacioni në tendinën e Akilit. I dëmtuar në ndeshjen kundër Belgjikës, mbrojtësi italian do mungojë gjashtë muaj ndërsa do jetë prezant në Wembley nëse Azzurrët kalojnë Spanjën dhe shkojnë në finalen e Euro 2020.
Sigurisht që për Leon do jetë e pamundur të luajë me një dëmtim të tillë, teksa do jetë në mbështetje të shokëve të tij. Dje, mbrojtësi i Romës la kryeqytetin italian dhe udhëtoi drejt Finlandës. Sipas Gazzetta dello Sport, 28 vjeçari do operohet sot dhe me gjasë nëse Italia do kalojë në finale, Azzurrët do kenë një tifoz special për t'I motivuar pas atij dëmtimi të rëndë.
Poll