Manchester United-Liverpool përfundo në barazim 1-1. Një ndeshje spektakolare, dramatike dhe e luftuar deri në sekondën e fundit ajo e zhvilluar sot pasdite në “Old Trafold”.
Milner kaloi Liverpoolin në avantazh në minutën e 27-të, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për ekipin e trajnerit Jurgen Klopp.
Manchester hyri më i vendosur në pjesën e dytë duke kërkuar golin me çdo kusht.
Vonoi por nuk harroi, Zlatan Ibrahimovic shënoi me kokë në minutën e 84-t, pas një asisi të Antonio Valencias, duke vënë baraspeshën në “Old Trafold”.