Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Spektakël në NBA, Boston “shuplakë” rivalëve të LAKERS

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël në NBA, Boston “shuplakë” rivalëve

Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers janë dy skuadrat më të mëdha në NBA dhe mbrëmë janë përballur në TD Garden. Ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në praninë e rreth 20 mijë tifozëve, ku u desh të luhet edhe koha shtesë për tu kuptuar fituesi.

Celtics në fund fituan pas vazhdimeve me rezultat 125:121 pasi koha e rregullt kishte përfunduar baras 105:105. Dyshja e Celtics, Jaylen Broën dhe Jayson Tatum kanë shënuar më shumë se gjysmën e pikëve në këtë takim pasi së bashku realizuan 67 sosh.

Brown e mbylli ndeshjen me 37 pikë, nëntë kërcime e tre asistime, derisa Tatum shtoi 30 pikë të tjera e 11 kërcime. Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Malcolm Brogdon që realizoi 26 pikë.

Te mysafirët si gjithmonë LeBron James ishte më i miri në ndeshje me 41 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime. Anthony Davis u rikthye nga lëndimi dhe kontribuoi me 16 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga