
Dominues, i saktë dhe ç'është më kryesorja, i gjatë. Jamal Brown pritet të jetë ylli më i ri i NBA-së. Edhe pse në një moshë fare të vogël, vetëm 12 vjeç, Brown ka treguar aftësitë e tij në basketboll, duke hedhur kështu "kandidaturën" për një vend të sigurtë në basketbollin elitan në Amerikë.
Loja e tij dominuese ka tërhequr vëmendjen e skautëve, pasi videoja me shokët e klasës ka nisur të bëhet virale jo vetëm në SHBA por në gjithë botën. Gjatësia e tij krijon pikëpyetje të mëdha për moshën e tij, pasi shfaqet si një djalë që është më i vjetër se shokët e tij të skuadrës.
Mbetet për t'u parë nëse basketbollistët me shtatlartësi më të vogël se ai do ta pengojnë progresin dhe zhvillimin e tij si lojtar. A do të jetë akoma ky rast pas 8 vitesh? Vetëm koha do ta tregojë.