Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Spektakël dhe adrenalinë, pesë garat spektakolare të dhjetë viteve të fundit në Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël dhe adrenalinë, pesë garat spektakolare të

Gjatë dhjetë viteve të fundit kemi parë kaq shumë gara emocionuese në Formula 1. Mendoni për sfidën mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg në Bahrain, apo garës në mes të shiut në Kanada, në 2011.

Disa prej tyre e kanë bërë historinë e tyre si garat më spektakolare. Ja cilat janë pesë më të mirat prej tyre.

Bahrain, 2014

Në këtë garë rivaliteti mes Hamilton dhe Rosberg u bë I qartë. Dy pilotët e Mercedesit po luftonin mes njëra tjetrës që prej fillimit të garës.

Gjermani, 2018

Gara e parë ku shiu luajti një rol. Në fillim, me pistën e thatë, u duk sikur Vettel do të fitonte në shtëpi. Për më tepër që Hamilton u desh të fillonte I renditur në vend të 14-të për shkak të problemit në kualifikim. Megjithatë, shiu ndryshoi të gjithë situatën. Vttel nuk mundi të qëndronte në pistë dhe Hamilton, pas një lufte më Valyteri Bottas, fitoi.

Brazil, 2019

Gara në Interlagas gjithmonë premton shumë. NJë garë ku dy pjesëtar nga e njëjta skuadër prekën njëri-tjetrin, dy skuadra të renditura nga mesi përfunduan në podium dhe një sërë aksidentesh ndodhën. Nëfund hollandezi Max Verstappen ia doli të mbarojë garën I pari, përpara Pierre Gasly dhe Carlos Sainz, të cilët prekën podiumin për herë të parë.

Kanada, 2011

Një garë me shumë lagështirë  e cila mbaroi pas katër orësh. Jenson Button ia doli më në fund ta fitonte atë garë, pasi u ndëshkua dhe përplas disa herë deri në përfundim.Të dy pilotët e Red Bull Racing në TË KOHË, Vettel dhe Mark Ëebber, të dy përfunduan në podium.

Gjermani, 2019

NJë garë që filloi në një pistë tmerrësisht të lagur, që u tha menjëherë, duke pritur për përplasjet e pilotëve. Një garë ku shtatë pilotë nuk ia dolën të përfundonin garën. Verstappen ia doli më së miri me ndryshimin e kushteve klimaterike. Për Mercedesin ishte një fundjavë për tu harruar pasi Bottas u përplas në qoshen e parë dhe Hamilton u rendit shumë poshte për shkak të një rrotullimi dhe përplasje me murin. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga