Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sot zgjedhjet në KOKSH, përjashtimi i anëtarëve dhe ndryshimi i vendit 24 orë nga aktiviteti, politika bën "lëmsh" Komitetin

Shkruar nga NEWSPORT
Sot zgjedhjet në KOKSH, përjashtimi i anëtarëve dhe

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do zhvillojë sot Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore për votimet e presidentit të ri të këtij institucioni. Prej afro një viti zgjedhjet shtyhen, me anëtarët që janë në "luftë" me njëri-tjetrin për shkak të statutit dhe të drejtave të anëtarëve për votë.

Së fundmi, Federata e Futbollit dhe Bilardos janë përjashtuar nga e drejta e votës, me këta të fundit që janë shprehur se gara për kreun e institucionit është e politizuar. Dje, FSHF bëri thirrje për bojkot nga anëtarët, teksa u ndryshua edhe vendi ku do mbahet aktiviteti.

Në garë për kreun e institucionit janë tre kandidatë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli. Në garë me të janë edhe Martin Biba e Vojo Malo. Priten zhvillime gjatë ditës, me temat e diskutimit dhe Zgjedhjet që do mbahen në një klimë aspak të favorshme për vetë tensionet mes anëtarëve për përjashtimin nga e drejta e votës dhe përfshirjen në mes të politikës.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga