
Sot, në orën 17:45 luhet një ndeshje shumë interesante në futbollin alglez. Bëhet fjalë për Tottenham-Manchester United, e vlefshme për javën e 22 të Premier League.
United ka udhëtuar drejt Londrës, por që me skuadrën nuk është parë sulmuesin Alexis Sanchez, i cili një vit më parë u transferua me bujë në "Old Trafford", por që nuk është aktivizuar shumë këtë sezon kur ishte nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Forma e tij jo e mirë mund të ketë bërë që tekniku Ole Gunnar Solskjaer të mos e grumbullojë për këtë sfidë, por ai ka qendruar në Manchester, së bashku me disa lojtarë të tjerë, sikurse janë Smalling, Bailly, apo edhe Fellaini.
Poll