Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sot hidhet shorti i Champions League, përplasjet e mundshme në 1/8

Shkruar nga NEWSPORT
Sot hidhet shorti i Champions League, përplasjet e mundshme në 1/8

Mesditën e sotme, duke nisur nga ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/8 për Uefa Champions League. Ndeshjet me eleminim direkt do të rikthehen në muajin shkurt, me ekipet që do të mësojnë ditën e sotme edhe kundërshtarët.

Rregullat e Uefa-s nuk kanë ndryshuar, me ekipet e një shteti që nuk do përplasen në këtë fazë. Gjithashtu as ekipet që ishin bashkë në fazën e grupeve, nuk do mund të ndeshen në 1/8. Takimet e para luhen në datat 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Nisur edhe nga ndarja e vazove, në këtë short pritet të ketë edhe finale të parakoshme, me bigët e Europës që mund të gjejnë njëri-tjetrin më shpejt nga sa ishte parashikuar. Kështu mund të kemi duele mes Çelësit dhe Barcelonës, apo City-t me Real Madrid. Kampionëve të Italisë gjithashtu mund t'u rezervohen surpriza, me Juventus që rrezikon përballje të forta.

VAZO 1: Barcelona (Spanjë: Grupi F), Bayern Munchen (Gjermani: Grupi B), Juventus (Itali: Grupi D), Leipzig (Gjermani: Grupi G), Liverpool (Angli: Grupi E), Manchester City (Angli: Grupi C), Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A). Valencia (Spanjë: Grupi H)

VAZO 2: Atalanta (Itali: Grupi C), Atletico Madrid (Spanjë: Grupi D), Chelsea (Angli: Grupi H), Dortmund (Gjermani: Grupi F), Lyon (Francë: Grupi G), Napoli (Itali: Grupi E), Real Madrid (Spanjë: Grupi A), Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga