
Nuk ndodhet në Shqipëri, por ai ka një këshillë për të gjithë shqiptarët. Nga pamundësia për të ndryshuar diçka, e vetmja thirrje është që të qëndrojmë në shtëpi. Ish-futbollisti i Kombëtares, Erjon Bogdani në një lidhje Skype nga Italia me "Ora News" ka folur për situatën atje, ku sipas tij sa vijnë e vështirësohen gjërat.
"Karantina nuk është e lehtë për asnjë njeri. Sot është dita e 16-të që jam në shtëpi.Qëndrimi në shtëpi është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë virus. Këtu janë marrë masat shumë më herët. Këtu është mbyllur çdo gjë, nuk lejohen as shëtitjet. Qëndroni në shtëpi. Një familjar duhet të dalë dhe të blejë ushqimet në supermarket. Sot në Itali po bëjnë zgjedhjen mes të rinjve dhe të vjetërve" - shprehet Bogdani.