Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani është shfaqur i mërzitur nga rezultati në fund të ndeshjes duke qënë se sipas tij futbollistët dhanë gjithçka në fushë.
“Ishte një ndeshje mjaft e mirë nga ana jonë. Kemi luajtur si te barabartë ndaj Salzburgut dhe ajo që më gezon është loja. Duhet të ulemi tani dhe të analizojme pikat e dobta të lojës sonë në këtë takim. Nuk mund të them asgjë për ndeshjen e ardhshmë pasi kemi edhe një jave kohë të mendojmë cdo bëjmë më këtë ekip. Djemtë luajtën me zemër dhe për ketë më vjen keq. Tifozët meritonin më shumë. Sa i përket vendimeve të arbitrit, unë nuk jam njeri që merrem me gjykimin. Duhet ti shoh rastet me kujdes, por sërish nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë për vendimet e arbitrit”, u shpreh Sormani në fund të takimit.