
Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, luhet një ndeshje tejet interesante në Champions League. Borussia Dortmund pret në shtëpi Interin, ndeshje e vlefshme për javën e 4 të këtij kompeticioni.
Ky është një duel tejet interesant, sepse kush prej skuadrave merr një fitore, atëherë do të hidhte një hap shumë të rëndësishëm në fazën për kualifikim.
Para kësaj sfide, ka folur Antonio Candreva, është shprehur për mediat se kjo është një sfidë shumë vendimtare.
"Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, që në fund mund të rezultojë edhe vendimtare. Ne jemi të gatshëm dhe jemi të vetdijshëm dhe do të zbresim në fushë për të marrë fitoren", ka thënë anësori.
Poll