
Manchester United u mposht 0-1 nga Aston Villa në Old Traford. Pas eleminimit në Kupë, për Djajtë e Solskjaer vjen një tjetër disfatë që këtë herë mund të shmangej nëse Bruno Fernandes dërgonte topin në rrjetë në tgë 95 minutë. Pas ndeshjes, Solskjaer ka shfajësuar futbollistin e tij ndërsa ka hedhur akuza për arbitrin.
"Një humbje me një gol të rregullt edhe pranohet, pavarësisht se ishte ndeshje që duhej ta fitonim me çdo kusht. Megjithatë më vjen keq që akordohet një gol i tillë në pozicion jashtë loje. Ëatkins ishte në pozicion jashtë loje kur shkoi e u përplas me portierin De Gea, ndërkohë që Hause dërgoi topin në rrjetë. Në një rast identik në Brighton-Leicester, këtyre të fundit iu anulua goli, ndaj më vjen keq që mungon koherenca në vendimet e arbitrave", deklaroi Solskjaer.
Penalltia e humbur nga Bruno Fernandes në të 95 minutë ka bërë që tifozët të shpërthejnë në rrjetet sociale, duke kërkuar që ajo të gjuhej nga Ronaldo. Trajneri e ka një justifikim edhe për këtë rast.
"Bruno ka treguar se është një gjuajtës i shkëlqyer penalltish, ashtu si Ronaldo që ka shënuar më shumë se kushdo nga pika e bardhë. Ne kemi gjuajtës shumë të mirë dhe kjo natyrisht që më lë të qetë. Nuk ka vend për dramë, pasi ndodh që një penallti edhe të humbet, pavarësisht kush e ekzekuton", deklaroi tekniku Solskjaer.