
Interi do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 4-të të Serie A. Zikaltërit barazuan në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Sampdorias, ndëras u mposhtën 0-1 nga Real Madrid. Edhe pse nuk kanë marrë rezultate të mira në dy ndeshjet e fundit, Interi nuk është "tradhëtuar" nga tifozët.
Për sfidën kundër Bologa, janë shitur deri më tani rreth 32 mijë bileta, ndërsa kanë ngelur edhe pak bileta që stadiumit të bëhet "sold out" duke parë që lejohen vetëm gjysma e kapacitetit. Një shenjë e qartë që tregon se tifozët janë pranë skuadrës në këto momente dhe për të kaluar këto dy rezultate jo pozitive.
Poll