
Shqipëria do të luajë ditën e nesërme në orën 20:45 sfidën e radhës eleminatore nda Turqisë në transfertë. Skuadra kuqezi ka udhëtuar ditën e sotme drejt shtetit turk ku do të kryejë edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme.
Siç raporton "Supersport", ndeshja Turqi-Shqipëri do të luhet në Sukru Saracoglu Stadium, aty ku luan ndeshjet pritëse Fenerbaçe. Një stadium që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh dhe të gjitha biletat janë ezauruar duke bërë që stadiumi do të jetë I mbushur plotë e përplotë. Tifozë shqiptarë në stadium pritet të jenë rreth 1000 që do të mbështesin kombëtaren shqiptare.
Poll