Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Skuka nuk ka karakter për ekipin tonë”, drejtori sportiv i Mariborit "gëzon" Partizanin: Do ndërpresim huazimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuka nuk ka karakter për ekipin tonë”, drejtori sportiv

Xhuliano Skuka nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi nuk i aka dalë dot të jetë protagonist me Mariborin në kampionatin slloven.

Skuadra sllovene nuk është e kënaqur me paraqitjet e ish-it të Partizanit dhe në këtë mënyrë pritet të ndërpresin me të bashkëpunimin. Në lidhje me këtë ka folur vetë drejtori sportiv i Mariborit, Marko Shuleri,  i cili ka theksuar se do të ndërpresin huazimin e Skukës.

 “Kemi katër të huaj, që janë vërtetë shumë. Skuka nuk i përmbush standartet e Mariborit në aspektin e karakterit dhe nuk i përshtatet ekipit. Duam të përfundojmë huazimin me të”, ka deklaruar  Shuleri .

Kujtojmë se sulmuesi dibran është nën kontratë me Metz në Francë, por zërat e ditëve të fundit e lidhin me një rikthim në Superiore. Partizani e dëshiron në formë huazimi për t’i besuar sërish çelësat e sulmit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga