
Në një lidhjenë “Skype” për televizionin “News24”, sportistët dhe trajnerët e ekipit thanë se shpresojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze për vendin. “Jemi gati për garë!”,-tha Sidni Hoxha, notarja që do të garojë në këto lojëra Olimpike.
“Ekipi është vendosur në kushte shumë optimale. Poliklinika është e pajisur me të gjitha shërbimet. Jemi në dispozicion edhe me fizioterapinë tone, kemi marrë aparatura edhe nga Shqipëria. Kemi ndihmën edhe të mjekësisë italiane. Atmosfera këtu është e jashtëzakonshme. Kushtet janë të plotësuara, sportistët janë gati.
Për sa përket të gjithë asaj propagande jo për sëmundjet infektive nuk ka problem. Këtu jemi shumë të shëndetshëm”,-tha mjeku i skuadrës Olimpike.
Edhe presidenti Elez Gjoza foli për këto gara, ku deklaroi: “Jemi shumë krenar si delegacion që përfaqësojmë Shqipërinë. Për peshëngritjen objektivi jonë është nga vendi i 3 deri të vendi i gjashtë. Gara do të tregojë gjithçka. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që asnjë nga ne të mos skualifikohet dhe të bëjmë një përfaqësim disnjitoz”,-tha ai.