
Arlis Shala ka vendosur të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Sipas “GazetaBlic” bëhet e ditur se gardiani durrsak do të jetë pjesë e skuadrës së Lirisë, i cili do të nisë kështu një aventurë të re.
22-vjeçari mbylli aventurën me Drenicën. Liria me transferimin e Shalës “siguron” kështu portën për sezonin e ri. Shala është grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare në dy raste, kur drejtohej nga Edoardo Reja.
Kujtojmë se portieri në Shqipëri ka mbajtur veshur fanelat e Flamurtarit, Teutës, Luftëtarit dhe Besës, teksa ka dalë nga akademia e "Djemve të Detit".
Poll