
Kampionët e Skënderbeut kanë zyrtarizuar sonte në mbrëmje, lojtarin më të ri të tyre, pikërisht ish-lojtarin e Tiranës Masato Fukuin, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare. Ashtu siç flitej gjithë këto ditë për një kalim të mundshëm të tij më korçarët, këtë e vërteton në orët e mbrëmjes djali i presidentit të Skënderbeut, Gerhard Takaj, duke i dhënë fund gjithë aludimeve të mundshme për japonezin. Fukui është lojtari i parë nga ana e korçarëve që e zyrtarizojnë në zyrat e klubit. Një blerje e rëndësishme për ekipin bardhekuq, duke pasuruar organikën me një sulmues të avancuar siç është japonezi Fukui.
Poll