Real Madrid ka njoftuar se Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kapiteni dhe mbrojtësi i Galaktikëve do duhet të qëndrojë jashtë edhe për të paktën 12 ditë, teksa I është nënshtruar një karantine të detyruar. Ramos prej disa javësh ka vuajtur një dëmtim, që e ka mbajtur jashtë nga skuadra.
Teksa mendohej se mbrojtësi veteran do ishte gati për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Liverpool, një gjë e tillë nuk do mund të ndodhë pasiqë 35 vjeçari ka rezultuar me coronavirus.
“Real Madrid informon se lojtari ynë, Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testet e fundit për covid-19”, shkruajnë Galaktikët në njoftimin për mediat.