
E pabesueshme ajo që ka ndodhur me presidentin e UFC-së, Dana White, i cili ka qenë protagonist për keq, ndërsa është përfshirë në një sherr me gruan e tij.
Në fakt, biznesmeni amerikan, në një video të publikuar nga TMZ-ja shihet duke e goditur me shuplakë gruan e tij, Anne, derisa të dy ishin duke i kaluar pushimet në Cabo San Lucas në Meksikë.
Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, njofton agjencia e lajmeve “AP”. Në fakt, ishte Anne White, bashkëshortja e tij, ajo që, siç shihet në video, pas një debati të ashpër, e goditi e para Danan, derisa më pas ai ia ktheu me të njëjtën monedhë, ndërsa më pas njerëz të tjerë ndërhynë për ta ndarë çiftin, i cili i ka tre fëmijë.
Poll