
Tenisti i njohur serb Novak Djokoviç është vendosur në qendër të vëmendjes teksa ka kënduar këngë nacionaliste serbe gjatë një video live në Instagram. Pas një turneu të tenisit ku merrte pjesë së bashku me bashkëkombas të tij, të mbledhur në dhomat e zhveshjes, sportistët serbë kanë shpërthyer në festë me këngën "Oj Kosovo Kosovo".
Gjatë videos live, Djokovic i ekzaltuar këndon një pjesë të këngës ultranacionaliste, ku theksohet se Kosova është pjesë e serbisë. "Ne nuk të japim. Kosovo. Ke qenë gjithmonë e jona që nga antikiteti e në vazhdim", është një pjesë e këngës.
Ndër të tjera në këngë përmendet Graçanica dhe Vidovdan e cila është një festë nacionale fetare në Serbi.
Video e Djokoviç:
Kënga e plotë: