
Kristiano Ronaldo nuk ishte prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit të "Topit të Artë". Sulmuesi i Realit ndodhet në Japoni me skuadrën e tij ku do të luajë ndeshjet e Botërorit për klube.
Revista franceze “France Football” transmetoi "live", videon ku Ronaldo mori trofeun e “Topit të Artë.
Në fakt, videoja ishte e regjistruar, duke ngjallur dyshime se trofeu ishte paracaktuar, ndërsa konkurrentë të Ronaldos ishin Mesi dhe Griezman.
Ronaldo e kishte tërhequr këtë çmim para disa ditësh dhe publikut iu servir sikur ishte drejtpërsëdrejti.
Poll