
Zv/kryeministri italian Matteo Salvini befasoi opinionin publik italian dhe botëror duke i konsideruar koret provokuese raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në ndeshjen e fundit të Serisë A me Interin si "shaka të shëndetshme".
Kreu i partisë së esktremit të djathë Lega Nord, bëri krahasime me disa raste të tjera në futbollin italian duke mohuar se racizmi është një fenomen negativ.
"Në stadiume këndojnë 'Milani në flakë'. A nuk është racizëm ky? Bonucci u vërshëllye nga tifozët e Milanit, a nuk është racizëm ky? Ngacmimet e shëndetshme mes tifozëve nuk mund të konsiderohen racizëm", deklaroi për mediat italiane Salvini.
Partia e tij në qeveri mban një qëndrim të ashpër dhe tendencioz ndaj emigrantëve dhe të huajve, sidomos brenda Italisë. Deklaratat e tij kritikohen agresivisht nga liderët europianë.