SKANDAL në Australian Open/ Tifozët fishkëllejnë Novak DJOKOVIC, tenisti serb u përgjigjet me sharje (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në turneun e madh të Australian Open, ku protagonist ëhstë Novak Djokovic.
Tenisti serb po përballet me Tsisipas për titullin e Grand Slam-it të parë të këtij sezonit dhe ka përfudnuar në qendër të vëmendjes.
Tifozët në Rod Laver Arena e fishkëllyen shpesh tenistin serb gjatë setit të dytë. Ai nuk e pëlqeu fare këtë dhe vendosi të kundërpërgjigjet.
Pasi ai mori një nga pikët, filloi t’i shante radhazi drejt tribunës dhe mund të lexoheshin qartë buzët e tij.