Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ Është zhdukur pa gjurmë, klubi francez "luan" me fatkeqësinë e Emiliano SALAS

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Është zhdukur pa gjurmë, klubi francez "luan"

Klubi i Nantes, ku deri pak kohë më parë bënte pjesë sulmuesi i zhdukur Emiliano Sala u kërkon homologëve të Cardiffit të paguajnë koston prej 17 milionë € të blerjes së lojtarit argjentinas.

Francezët u kanë dërguar një njoftim zyrtar klubit të Premier League se nëse nuk zbatohet kërkesa e tyre, Nantes do të ndërmarrë hapa ligjorë për të detyruar Cardiffin të paguajë çmimin e 29-vjeçarit.

Por Cardiff mbajti një qëndrim zyrtar duke theksuar se është në pritje të rezultateve të kërkimeve nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, që do të publikojë së shpejti rezultatet e gjetjes së një trupi në ujërat e Ishujve të Kanalit midis Britanisë së Madhe dhe Francës.

Lojtari u zhduk në rrethana misterioze në datën 21 janar ku po fluturonte me avionin "Piper 46-PA Malibu"  drejt Cardiffit për t'u prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës angleze. Para disa ditësh, autoritetet kërkimore gjetën pjesët e copëtuara të avionit dhe një trup të paidentifikuar.

E gjithë bota pret në ankth lajme për fatin e argjentinasit Sala, për të cilin luten që ai të jetë gjallë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga