Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

SKANDAL/ Boksieri që humbi jetën në Shkodër, kishte hyrë në Shqipëri me dokumenta false

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Boksieri që humbi jetën në Shkodër, kishte

Një ngjarje e rënd ndodhi në Shkodër, ku gjatë një ndeshje boksi, boksieri bullgar humbi jetën në ring. Pa patur asnjë goditje të ashpër ndaj tij, 22-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt, të ndeshjes.

Gjatë zhvillimit të sfidës mendohej se duke u ndeshur dhe personi që humbi jetën ishte Jezus Velichkov, por në fakt nuk ishte kështu. Nga Bullgaria ka folur vet Velichkov i cili është shëndosh e mirë dhe tregon se boksieri I cili ka humbur jetën është Boris Stancov. "Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem pasi trajneri e dinte këtë gjë", ka thënë Velichkov për mediat në Bullgari.

Për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë, duhen tre dokumenta, licenca prej boksieri, leja e federatës dhe kartela mjekësore. Nuk dihet nëse këto kanë qenë në rregull por ama të dy boksierët nuk shfaqin asnjë ngjashmëri me njëri-tjetrin.

Skandali për identitetin e rremë është zbuluar nga një status në facebook i boksierit Velickov I cili shprehet me një mesazh prekës për boksierin tjetër që humbi jetën: "Pusho në paqe kampion, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona."

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga