
Sulejman Starova analizoi humbjen e Tiranës përballë Besiktas me rezultatin 3-1. ‘Bobi’ si ekspert futbolli në studion ‘Skaner’, nuk ka dyshime për kualifikimin e Besiktas, por vlerëson paraqitjen e Tiranës ndaj një kundërshtari të tillë.
“Nuk jam i saktë me parashikime, por kisha parashikuar që nuk do kishte goleadë. Në parashikimi tim isha 2-0 për Besiktas. Diferenca e parë, është buxheti drastik mes dy ekipeve. Zotërimi i topit dhe veprimet teknike nga Besiktas, ndaj një Tirane që ishte e vendosur mirë. Besiktas ishte i saktë në pasime dhe i durueshëm dhe i lexueshëm.
Gabuam te dy golat e parë. Mbyllja e Përgjonit duhej në golin e parë. Edhe te goli i dytë, Hoxhallari ishte shumë larg. Te goli i tretë, humbëm një top nga ku e pësuam. Nuk kisha ndonjë dyshim për kualifikimin e Besiktas. Një 2-1 do të ishte dinjitoze për Tiranën. 2-1 ishte një rezultat që do linte të hapur ndeshjen e kthimit. Ky rezultati 3-1 lë një shije të hidhur.
Kisha besim që nuk do të kishte goleave. Kur sheh diferencat drastike në buxhet, publiku pret çfarë do bëjë Besiktasi ndërsa ne analistët llogarisim që është fillimi i sezonit dhe Tirana është e mobilizuar. Diferenca e Besiktasit ishte te saktësia e pasimeve, nuk u sforcua.
Tirana ishte e vendosur mirë në fushë, ka stabilitet. Hyri fuqishëm në merkato dhe dha maksimumin. Goli i parë ishte gabim i Përgjonit, duhet të ishte më i kujdesshëm. Aksioni i golit të Tiranës ishte model.
Skuadrat e mëdha nuk nxitohen kur kundërshtari parkon autobuzin dhe këtë e tregoi Besiktasi, ndryshe nga Partizani. Në momente të caktuar ndryshon edhe loja, është logjike, duhet ta marrësh me qetësi. Tirana ishte e kujdesshme dhe Besiktasi nuk kishte një vlerësim maksimal në këtë ndeshje”, deklaroi Starova.