Ndihmës-trajneri i ekipit të Burnley, Ian Vaughan, ka rezultuar pozitiv në analizën e Coronavirusit. 58-vjeçari ishte asimptomatik dhe tashmë duhet të kalojë 7 ditë në izolim.
Burnley raportoi se të gjithë lojtarët, trajnerët dhe pjesa tjetër e stafit janë testuar për COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ.
Më herët u bë e ditur se Premier League regjistroi 6 raste të të infektuarve me Coronavirus, në tre klube.