
Stadiumi Kombëtar i Varshavës po kthehet përkohësisht në një spital për shkak të pandemisë së koronavirusit.
"Spitali do të ngrihet në dhomat e konferencës së stadiumit dhe si fillim do të mbajë 500 pacientë. Dhomat do të pajisen me terapi oksigjeni", u shpreh të hënën zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller.
Ky lajm bëhet i ditur pasi të premten Polonia raportoi 132 vdekje, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe vendosjes së masave të forta në të gjithë vendin, javën e kaluar.
Poll