
Jannik Sinner është kampioni i turneut “ATP Miami”, kompeticion që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tenisti italian po kalon një moment mjaft të mirë, diçka që e tregoi edhe në finalen përballë Grigor Dimitrov.
Sinner e mposhti bullgarin me lehtësi me rezultatin 2-0 (6-3 dhe 6-1), duke mos krijuar asnjë aludim mbi këtë triumf. Italiani dominoi gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse Dimitrov e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh. Por Sinner përmbysi gjithçka dhe ktheu lojën në favor të tij.
Me këtë fitore, Jannik Sinner pret që të bëhet numri 2 i tenisit në renditjen botërore. Italiani pret të renditet pas Novak Djokovic që mban vendin e parë dhe t’i marrë vendin e dytë Carlos Alcarazit.