
Interi do të luajë nesër në orën 18:45 sfidën e dytë të Champions League. Zikaltërit përballen me Shakhtar në transfertë e pas humbjes së parë ndaj Real Madrid kërkojnë të reagojnë me çdo kusht. Sot në konferencë për shtyp, trajneri Simone Inzaghi hoqi presionin nga skuadra e tij duke u shprehur se ky takim është i rëndësishëm, por jo vendimtare për ecurinë e skuadrës në Champions.
"Nuk është ende vendimtare, por sigurisht që është shumë e rëndësishme. Shakhtar është një ekip i madh, shumë i stërvitur, me individualitete të rëndësishme. Ne do të duhet të bëjmë mirë për të pasur një ndeshje të shkëlqyer duke ditur se ne vijmë nga një ndeshje e bërë mirë kundër Atalantës. Më pëlqeu shumë skuadra dhe reagimi", u shpreh ndër të tjera Inzaghi.