Boksieri shqiptar nga Lezha Jurgen Uldedaj, ka triumfuar në kryeqytetin e Britanisë së Madhe Londër, duke fituar ndeshjen përballë rivalit argjentinas Bruno Igor Hong. Uldedaj ka arritur të marrë fitoren e tij të 15-të radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara nga 25-vjeçari.
Kjo ndeshje mjaft e rëndësishme u ndjek nga afër nga shumë shqiptar, të cilët kishin mbushur salle York Hall në mbështetje të boksierit shqiptar që në vazhdimësi po korr suksese. Jurgen Uldedaj, po bën epokë në sportin e boksit botëror, duke mos njohur humbje dhe ngritur lart flamurin kuq e zi në arenat ndërkombëtare.
Pikërisht për këtë arritje të Uldedaj ka reaguar edhe ambasadori shqiptarë në Londër, Qirjano Qirko.
“I pamposhtur në ring boksieri ynë Jurgen Uldedaj. Me klasin e një profesionisti të vërtetë, mbrëmë shënoi fitoren e radhës ndaj argjentinasit Bruno Igor Hong. Sebashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Sh.T Ilir Kapiti uruar kampionin për fitoren”, ka shkruar Qirko në rrjetet sociale.