Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Sigal Prishtina ka buxhet 1 milionë euro kurse Federata Shqiptare 100 mijë”, presidenti i FSHB: Kosova u jep 500 mijë euro ekipeve të Ligës Unike, Shqipëria 0

Shkruar nga NEWSPORT
“Sigal Prishtina ka buxhet 1 milionë euro kurse Federata Shqiptare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” të moderatorit Altin Sulçe. I pyetur për çështjen më të nxehtë aktuale të sportit shqiptar, buxheti dhe ligji i sponsorizimit, presidenti zbuloi disa diferenca të frikshme krahasuar me sportin kosovar.

“Unë jap një sasi parash për klubin e basketbollit Sigal Prishtina në Kosovë por këto para i jap për shkak të biznesit që kam atje. Këto para burojnë nga ky tatim-fitimi 30% që shkon te sporti apo diku tjetër. Ajo që duhet thënë dhe theksuar është se përcaktimi i një ligji të tillë do të bëjë një rritje të madhe të sporteve.

Të gjitha bizneset do të donin të ishin pjesëmarrës dhe do të kishim një zhvillim të jashtëzakonshëm në ekipet elitare. Prishtina e ka buxhetin 1 milione e ca euro ndërsa Federata e Basketollit Shqiptar 100 mijë euro që shumca shkon për arbitrat. Kosova u jep 500 mijë euro ekipeve kosovare të Ligës Unike kurse Shqipëria jep 0 euro ekipeve tona.”- tha presidenti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga