Emri më i përfolur gjatë kësaj merkatojë vere, do të jetë padiskutim ai i Kylian Mbappe. Sulmuesi francez është pa kontratë në fund të sezonit dhe ësht mes dy zgjedhjeve: PSG ose Real Madrid.
“Los Blancos” ofruan 100 milionë euro për transferimin e Mbappe në muajin janar, por PSG e refuzoi këtë ofertë. Sipas drejtuesve francezë, Mbappe do të rinovojë me klubin, pasi i kanë ofruar një kontratë të majme financiare.
Ndërsa zhvillimet e fundit, tregojnë se Real Madrid është favorit për të siguruar firmën e Mbappe. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, burime pranë klubit të Real Madrid janë thuajse të bindur për transferimin e Mbappe në “Santiago Bernabeu”.
Real Madrid are more optimistic and confident than ever on Mbappé deal. No official decision yet – Kylian is still thinking about it, but Real sources feel new contacts this week were positive. ⭐️ #Mbappé
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2022
PSG improved proposal still on the table, waiting for Kylian to decide. pic.twitter.com/Y6K32Oy6RM