
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e radhës të kampionatit anglez, të vlefshme për javën e 12-të. Ishte programuar që Arsenal të luante kundër Manchester Cityt, por ky takim është shtyrë për shkak se “Topçinjtë” do të përballen nesër kundër PSV-së në Europa League.
Sfida e Europës do të zhvillohej në datën 15 shtator, por vdekja e mbretëreshës Elizabeth II “paralizoi” gjithë aktivitet në Angli. Megjithatë sfida dhe duele interesante na presin në mbrëmjen e sotme teksa spikasin Bournemouth – Southampton, Brentford – Chelsea apo dhe Liverpool – West Ham.
Liverpooli ka humbur vetëm nje nga 18 ndeshjet e luajtura me klubin anglez te Ëest Hamit. Ndeshja luhet në Anfield ku pritet qe The Reds te kenë shumë mungesa. Ndeshja e luajtur ne St James’ Park pritet të jetë teper e zjarrtë pas barazimit 0-0 kunder Manchester United e cila e ka zgjatur pamposhtmerinë e tyre dhe për disa javë.
Pas fitores së madhe ndaj Cityt në fundjavë, Liverpool shpreson që t'i rikthehet ecurisë së fitoreve, me ndeshjen që përsëri e luan në fortresën Anfield.
Ndeshjet e Premier League:
20:30|Bournemouth- Southampton
20:30|Brentford- Chelsea
20:30| Liverpool- Ëest Ham
20:30|Neëcastle-Everton
21:15| Mancheter United-Tottenham