Një ndryshim i momenteve të fundit ka ndodhur me orarin e ndeshjes Partizani - Salzburg. TVSH që do të transmetojë takimin ka njoftuar në Facebook se pala austriake ka kërkuar shtyrjen e nisjes së takimit me 15 minuta dhe pas pranimit të klubit shqiptar dhe miratimit të UEFA-s, është vendosur që takimi të fillojë në orën 20:15.
Partizani - Salzburg do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena" ditën e nesërme dhe do të jetë i vlefshëm për turin e tretë kualifikues të Champions League.
[caption id="attachment_20219" align="aligncenter" width="506"] Njoftimi i TVSH në Facebook[/caption]
Poll