
Gara e 90-të e TT Hollandeze në Assen, që do të zhvillohej më 28 qershor, është shtyrë.
Konfirmimi zyrtar nuk është dhënë akoma nga organizatorët e MotoGP, por qarku ka njoftuar një zgjatje të ndalimeve të ngjarjeve sportive (përfshirë ato “me dyer të mbyllura”), deri në 1 shtator, që do të thotë se çmimi i madh i këtij viti do të shtyhet deri në vjeshtë ose deri në sezonin e ardhshëm.
Megjithëse qyteti i Assen është “shumë i zhgënjyer” nga nevoja për ta shtyrë këtë garë, e kanë mbështetur plotësisht vendimin e qeverisë.
“Shëndeti i tifozëve dhe i palëve të tjera të përfshira janë përparësia jonë më e madhe. Biletat e blera tashmë do të mbeten të vlefshme.” – u shprehën ata.
Gara e Assen ishte parashikuar të zhvillohej vetëm një javë pas Gjermanisë, por gara Sachsenring gjithashtu është vendosur të shtyhet pasi qeveria gjermane zgjati ndalimin për ngjarje të mëdha publike deri në fund të gushtit.
Me raundin e vetëm të Korrikut, të planifikuar për KymiRing në Finlandë, muaji gusht tani shihet si skenari më i mirë për të zhvilluar një garë hapëse të sezonit të MotoGP, megjithëse pas dyerve të mbyllura.