Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shtyhen për vitin 2018 Lojërat Mesdhetare të Tarragonës

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhen për vitin 2018 Lojërat Mesdhetare të Tarragonës

Komiteti Ndërkombëtar për Lojërat Mesdhetare, në mënyrë unanime ra dakord që të shtyjë me 1 vit (qershor 2018) Lojërat Mesdhetare  "Tarragona ", fillimisht të planifikuara për tu mbajtur nga 30 qershor deri në 9 korrik 2017.

Vendimi u mor pas kërkesës së Komitetit Olimpik Spanjoll, Komitetit Organizator të "Tarragona 2017" dhe Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të ICMG, gjatë një takimi të mbajtur në Oran, Algjeri, më 4 nëntor 2016.

Komiteti Ekzekutiv mori parasysh të gjitha shpjegimet e dhëna nga Presidenti i Komitetit Organizator “Tarragona 2017 “ dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tarragonës, z. Felix Ballesteros, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Spanjës, z. Alejandro Blanco dhe Koordinatori i Përgjithshëm z. Javier Villamayor, të cilët ishin të pranishëm gjatë takimit, ku u kuptuan qartësisht vështirësitë financiare që vijnë si rezultat i pamundësisë për të krijuar një Qeveri të shumicës në Spanjë për më shumë së 10 muaj, pasi kjo situatë ka prekur gjerësisht shumë sektorë të jetës sociale në Spanjë.

“Komiteti Organizator i Lojërave Mesdhetare Tarragona", po përballet me një situatë ekstremisht të komplikuar dhe të vështirë, që natyrisht do ishte e pamundur të shmangej ndikimi nga kjo situatë edhe i Lojërave Mesdhetare, - ka shpjeguar Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare z.  Amar Addadi në një letër drejtuar të gjithë grupeve të interesit.

Në këto rrethana është e qartë, që Lojërat nuk do të mund të arrijnë standartin më të lartë të vendosur nga Karta e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare apo tradita Spanjolle e ekselencës në organizimin e eventeve më të mëdha sportive”.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare përgëzoi Komitetin Organizativ të këtyre Lojërave, duke vlerësuar progresin e përgatitjeve, të cilat vazhduan pavarësisht nga pengesat, duke reflektuar angazhimin e fortë dhe vendosmërinë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare për të organizuar një edicion në nivelet më të larta të mundshëm të Lojërave Mesdhetare.

Duke qenë plotësisht në dijeni të situatës dhe në përputhje me parimet e solidaritetit dhe miqësisë së mirë të nxjerra nga Karta e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, por edhe duke marrë në konsideratë që tashmë ka një qeveri të re në Spanjë, e cila është në gjendje të respektojë angazhimet e mëparshme. Komiteti Ekzekutiv ICMG ka pranuar zgjidhjen për të shtyrë kremtimin e Edicionit të 17-të të Lojërave Mesdhetare për 1 vit. Ato do të mbahen nga 22 qershor deri në 1 korrik 2018.

Megjithatë Tarragona do të organizojë takimet e planifikuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, që konsiderohen të nevojshme për një funksionim të mirë, veçanërisht Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe seminaret e posaçëm që do të mbahen në Tarragona nga 9-13 Tetor 2017.

Lojërat Mesdhetare janë organizuar çdo 4 vite, me më shumë se 3000 sportist nga 24 vendet e Mesdheut.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga