Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shqiptarët e shijojnë nga TV, Europa League jep veridiktet (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT

Europa LeaguE zbret sot në fushë për ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave.

Milan ka barazuar 2-2 në Serbi ndaj Crvena Zvezdës, ndaj sot në orën 21.00 synohet evtëm fitorja. Kuqezinjtë janë favoritë absolut për të kaluar turnin, por në futboll kurrë nuk dihet.

Napoli ka një mision të vështirë. Napoletanët janë mposhtur 2-0 nga Granada, e sot kërkohet përmbysja. Gjërat janë tejet të vështira, pasi spanjollët janë me një "këmbë" tutje.  Nuk do jetë Elseid Hysaj, pasi është i dëmtuar.

Roma mat forcat me Bragën (2-0 në Portugali). Aktivizimi i Marash Kumbullës është pothuasaje i pamundur sot, pasi vjen nga një dëmtim. Fonseca nuk do rrezikojë, pasi kualifikimi është afër.

Londra mirëpret Arsenal-Benfica (18.55). Gjithçka është e hapur, pasi 90 minutëshi i parë është mbyllur 1-1. Arsenal synon fitimin e ligës së Europës, por fillimisht duhet arritur "misioni" portugez. Ndeshje që vlen thjeshtë për statistikë është ajo e Manchester United. Djajtë e kuq kanë fituar 4-0 ndaj Sociedad, ndërsa sot thjeshtë duhet administrim rezultati.

Ndeshjet
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga