Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“SHQIPONJAT” pushtojnë Lojrat Olimpike, plot 11 sportistë shqiptarë nisen drejt Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT

Na ndajnë vetëm pak janë nga fillimi i edicionit të tretë të Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Krakovë dhe Maloposka të Polonië. Zyrtaisht starti i saj do të jetë më 21 qershor deri më 2 korrik. Në këtë eveniment do të marrin pjesë 48 shtete, ku do të garojnë në 29 sporte të ndryshme.

Shqipëria është një nga vendet pjesëmarrëse, ku do të përfaqësohet me plot 11 sportistë, të cilët do të kërkojnë medalje në Lojrat Olimpike.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka publikuar kombëtaren kuqezi, ku do të garojë me 4 boksierë. Alban Beqiri, ish-medalisti botëror do të jetë një ndër boksierët pjesëmarrës, për të vijuar me Ardit Murjen, Redis Karajn dhe Gelian Rojkun. Massimo Mari do të mbrojë ngjyrat kuqezi në skermë, edhe pse një sport jo shumë i zhvilluar në vendin tonë.

Në karate do të jetë Alvin Karaqi, Marko Montanaro dhe Fjoralb Curri në padel, Manjola Konini në qitje, Jurido Cani në taekuondo dhe Fransua Shabani në teqboll.

Të gjitha sportet olimpike në këtë aktivitet do t’u ofrojnë mundësi kualifikimi sportistëve për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, veprimtarinë më të madhe botërore sportive që do të mbahet verën e ardhshme në kryeqytetin francez.

[caption id="attachment_696028" align="alignnone" width="1080"]Sportistet qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike Sportistet qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike[/caption]

[caption id="attachment_696029" align="alignnone" width="1080"]Sportistet qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike Sportistet qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga