Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shqipëria "zien" nga përgjimet, në Prrenjas kanë një surprizë për 30 qershorin

Shkruar nga NEWSPORT

E gjithë Shqipëria është duke kaluar një gjëndje të jashtzakonshme në këtë periudhë fushate ku nuk kanë munguar një sërë skandalesh të ardhura nga përgjimet e zyrtarëve të cilat prej ditësh janë publikuar në media.

Ndërkohë në Prrenjas, rinia ka vendosur të qëndrojë jashtë këtij problemi duke gjetur diçka më origjinale dhe argëtuese.

Të rinjte e këtij qyteti kanë vendosur të organizojnë një turne kalçetoje në të cilin bëjnë pjesë plot 32 skuadra me nga 7 lojtarë (5 +2 rezerva).  Ndarja e grupeve dhe organizimi është menduar që të jetë e njëjtë me kompeticionin më të madh europian, Champions League.

"Street Cup 2019 Prrenjas" starton në 30 Qershor, datë e njëjtë me zgjedhjet vendore.

Për t'u bërë pjesë e këtij turneu çdo ekip duhet të bëjë regjistrimin ku duhet të paguajë 4 mijë lekë të reja, para të cilat në fund do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga